Elite Travel – Pushimet Tuaja të Ëndrrave

Nëse jeni duke kërkuar për një përvojë të paharrueshme me kujtime që do t’i çmoni – jeni në vendin e duhur. Na lejoni të planifikojmë gjithçka për ju.

Kush jemi ne

Elite Travel është agjenci udhëtimesh e themeluar në vitin 2022 në Kosovë nga profesionistë me mbi 25 vite përvojë në këtë industri. Ne ofrojmë udhëtime të personalizuara për pushime apo biznes – me çmime konkurruese dhe shërbime të besueshme në kohë reale.

Si një agjenci e akredituar nga IATA, bashkëpunojmë me rrjete ndërkombëtare dhe përdorim sistemin Amadeus – një nga platformat më të avancuara në botë – për të garantuar rezervime të shpejta dhe të sigurta për bileta dhe akomodime.

Ekspertiza jonë përfshin organizimin e udhëtimeve për pushime, biznes, konferenca apo evente speciale. Mbulon destinacione të njohura si Turqia, Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Egjipti, por edhe vende luksoze si Emiratet e Bashkuara Arabe, Maldivet apo destinacione ekzotike për çdo buxhet.

Çdo udhëtim organizohet me përkushtim dhe kujdes për detaje, që klientët tanë të ndihen të sigurt, të relaksuar dhe të lumtur në çdo hap të udhëtimit.

Zona ofron gjithçka që ju nevojitet për një pushim të paharrueshëm – qetësi për relaksim, aktivitete ujore për aventurierët, dhe jetën e natës për ata që kërkojnë argëtim. Halkidiki është një nga destinacionet më të preferuara për familje, çifte dhe grupe miqsh, dhe ne jemi këtu për ta bërë këtë eksperiencë edhe më të veçantë për ju.

Përjeto Bukurinë e Halkidikit

Nga plazhet me rërë të bardhë te kuzhina tradicionale dhe shërbimi i ngrohtë – udhëtimi juaj në Halkidiki do të jetë i mbushur me përjetime të mrekullueshme. Me guidat tona të përfshira dhe transportin e organizuar, ne kujdesemi për çdo detaj.

Destinacionet Tona

Nëse jeni në kërkim të aventurës, relaksit apo eksplorimit – ne ofrojmë destinacione të përzgjedhura për çdo stil udhëtimi.
Hlakidiki beach

Greqi – Halkidiki

Halkidiki ofron plazhe të mrekullueshme, resorte të rehatshme dhe kuzhinë greke tradicionale – perfekt për pushime relaksuese.

Bodrum view

Turqi – Bodrum & Antalya

Pushime luksoze me plazhe, resorte all-inclusive dhe qytete plot histori – Turqia është gjithmonë një zgjedhje e sigurt.

Hurghada

Egjipt – Hurghada

Hurgada është destinacioni ideal për ata që duan diell gjatë gjithë vitit, zhytje në ujëra të kristaltë dhe një kulturë të pasur orientale.

Pamje nga Udhëtimet Tona

Shikoni disa nga momentet më të bukura të kapura gjatë udhëtimeve me Elite Travel – nga plazhet, resoret dhe eksperiencat unike që ofrojmë.

Planifiko Pushimet e Ëndrrave me
Elite Travel!

Ne do t’ju ndihmojmë të gjeni ofertën dhe eksperiencën më të përshtatshme për buxhetin tuaj.

Rezervo tani ose na kontakto për më shumë detaje